Mëso një profesion. Nga zeroja, deri te portofoli.
Secili program të përgatit për një profesion të vetëm — dizajnues, animator, programues. I ndjek kushdo nga 15 vjeç e lart: nxënës, student, i punësuar që ndërron drejtim. Nis nga zeroja, punon me mjetet e vërteta të industrisë, dhe në fund ke një portofol që tregon çfarë di të bësh — jo një certifikatë që flet për ty. Sesioni i parë është falas.
Zgjidh profesionin tënd.
Kliko një kartë për të parë modulet javë pas jave, për kë është dhe me çfarë del në fund. Regjistrimet janë të hapura gjatë gjithë vitit — nis nga muaji që të përshtatet.
Kjo s'është një seri tutorialesh në YouTube.
Projekt real nga java e dytë
Zgjedh një klient — real ose fiktiv — dhe punon për të deri në fund. Pa këtë, kursi kthehet në ushtrime.
Kritika është pjesë e orës
Çdo sesion mbyllet me paraqitje dhe komente. Kjo është ajo që s'e gjen në tutoriale.
Sesion i hapur falas
Para çdo nisjeje, një demonstrim 45-minutësh ku prek vetë mjetet para se të vendosësh.
Çertifikatë me kritere
Lëshohet me 80% pjesëmarrje dhe projektin final të prezantuar. Përndryshe humb vlerën.
Para se të vendosësh.
Provoje. Pastaj vendos.
45 minuta ku ulesh te mjetet, sheh sallën me sytë e tu dhe e pyet instruktorin gjithçka. Pa formular, pa pagesë — thjesht eja dhe shiko a është për ty.