Ditore
Një ditë e plotë pune, kurdo që të duhet. Pa zotim.
- Fibër deri në 300 Mb/s (CAT6)
- Kafe, çaj dhe ujë
- Kuzhinë dhe zonë pushimi
Karrige ergonomike që ta mban shpinën deri në mbrëmje. Fibër deri në 300 Mb/s që nuk bie në mes të një thirrjeje. Printer me ngjyra dy hapa larg tavolinës. Dhe rreth teje, njerëz që ndërtojnë gjëra çdo ditë. Eja një gjysmë dite — falas — dhe provoje vetë.
Të gjitha shërbimet hyjnë në çdo paketë. Pa tarifa shtesë për kafen apo sallën.
Nga një ditë e vetme te tavolina jote e fiksuar. Pa kontrata afatgjata, pa penalitete nëse ndryshon mendje.
Një ditë e plotë pune, kurdo që të duhet. Pa zotim.
Shtatë ditë qasje — më e lira nëse vjen katër ditë a më shumë.
Qasje e pakufizuar gjatë orarit, me vend sipas disponueshmërisë.
Vendi yt i fiksuar, gjithmonë i lirë, me hapësirë ruajtjeje.
Sallë e mbyllur me tavolinë takimi, ekran dhe tabelë. Rezervohet paraprakisht sipas disponueshmërisë.
Provë gjysmë dite falas — eja, puno dhe vendos pastaj.
Ndan hapësirën me instruktorë, zhvillues dhe dizajnerë që punojnë çdo ditë në fushë.
Fibër deri në 300 Mb/s me kabllim CAT6 — pa ndërprerje gjatë thirrjeve dhe ngarkimeve të mëdha.
Zona e punës është e ndarë nga zona e pushimit. Fokusi nuk prishet.
Mbikëqyrje me kamera 24 orë dhe qasje e kontrolluar në ambient.
Kafeja, çaji, uji dhe kuzhina përfshihen. Nuk paguan asgjë shtesë.
Nga një ditë te një muaj — ndryshon paketën kur të duash, pa penalitet.
Eja, puno — dhe pastaj vendos për paketën e abonimit tënd.